Maqedoni

Forca të shumta policore në Prishtinë, policia po i ruan flamujt maqedonas

Numër i shtuar i policëve është parë mbrëmë në hapësirat përreth Kuvendit të Kosovës. Gazeta Express ka mësuar nga burime të sigurta se ky veprim është marrë nga Policia pas një paralajmërimi për djegien e flamurit maqedonas. Shtimi i forcave të Policisë së Kosovës në këtë pjesë të kryeqytetit mësohet se lidhet me vizitën e sotme të presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski në Kosovë.
Sipas të njëjtave burime, zyrtarëve policorë ju është dhënë urdhër që një veprim i tillë të mos lejohet të ndodhë në asnjë mënyrë.Kujtojmë se sot gjatë ditës një qytetar e ka hequr flamurin maqedonas i cili ishte vendosur në shenjë respekti për vizitën e presidentit maqedonas, në vendin e njohur si të “Rrethi i Flamurit në Prishtinë”.