Maqedoni

Fondi Shëndetësor kërkon dyfishimin e buxhetit për zgjerimin e listës së barnave

Fondi Shëndetësor ka kërkuar dyfishim të buxhetit për zgjerim të listës për barna të reja në vend. Ndërsa, njëkohësisht në Ministrinë e Shëndetësisë tashmë kanë arritur 21 kërkesa nga kompanitë për barna që ju dedikohen kurimit të sëmundjeve malinje. Këto premtime u dhanë në Konferencën shëndetësore të organizuar nga Komiteti për Shëndetësi, pranë Odës Ekonomike Amerikane në vend, gjetjet e së cilës treguan se nga 1028 barëra të regjistruara në Agjencinë Evropiane të Barnave, në RMV janë të regjistruara vetëm 278 ose 27%.

Aplikimet për barna të reja sipas ministrit nënkuptojnë terapi të shtrenjtë, prandaj duhen ndarë më shumë para në buxhet.

Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë

“Aplikime për vendosje në listën pozitive që kanë arritur në ministri janë rreth 21 për barëra dhe 4 për lëndë ushqyese, tashmë janë duke u vlerësuar nga ana e komisionit profesional, e cila ka filluar me punë në muajin shtator dhe mban mledhje intenzivisht. Aplikimet kanë të bëjnë për barërat e kompanive origjinale, që përfaqësojnë inovacion, por njëkohësisht edhe terapi e shtrenjtë dhe dedikohen për perdorim spitalor, që i përfshijnë sëmundjet malinje”.

Drejtoresha e Fondit Shëndetësor Magdalena Filipovska Graskoska bëri me dije se në buxhetin për vitin 2024 kërkojnë 2.9 miliard denarë, që do të dedikohen për këtë çështje.

Magdalena Filipovska Graskoska, drejtoreshë e Fondit Shëndetësor

“Fondi në kuadër të kërkesës që e dorëzon tek Ministria e Financave që të projektohet buxheti për vitin 2024, kërkoi dyfishim të mjeteve financiare, nga sa i ka Fondi për momentin në dispozicion. Pra bëhet fjalë për 2. 9 miliard denarë”.

Edhe Robert Bekiroski, zëvends drejtor i MALMED siguroi se Agjencioni i barnave punon në harmonizimin e legjislacionit kombëtarë me stdandardet evropiane.

Robert Bekiroski, zv/ drejtor i MALMED

“Agjencioni i barnave dhe mjeteve medicinale Malmed punon seriozisht në harmonizimin e legjislacionin kombëtarë me standardet evropiane, në praktikat e mira framaceutike sepse kjo përfaqëson njërin prej qëllimeve të Agjencionit të Barnave”.

Sipas analizave të Odës Ekonomike Amerikane vendi ynë ka 80% më pak qasje tek barërat se vendet e Evropës dhe 17-24% më pak se vendet e rajonit.