Flet ish deputeti i UÇK-së nga Maqedonia: Serbia pret fitoren e Rusisë, për të sulmuar Kosovën! (Video)
Ish nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë dhe komandati i UÇK-së, Hysni Shaqiri, thotë se, në rast se Rusia e fiton lufën me Ukrainën, Serbia do ta përdorte atë situatë për të sulmuar vende fqinje si Kosovën, Bonjen dhe Malin e Zi. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Shaqiri, tha se Beogradi synon të hap “Frontin Ballkanik”, për të cilin thotë se do të ishte më i rrezikshëm se lufta në Ukrainë. Prandaj, thotë ai, “Rusisë duhet t’i ndalohet hovi në Ukrainë”.
“Rusia gjithmonë ka pasur ndikim në Ballkan, sidomos te shtetet sllave të cilat i ka formuar ajo në dëm të tokave shqiptare. Nëse tokat shqiptare janë masakruar nga Luftërat Ballkanike, shkaktar i masakrimeve të tokave shqiptare ka qenë Rusia cariste. Krejt ato toka u janë ndarë shteteve sllave. Në këtë drejtim aleatin më besnik e ka Serbinë dhe ato janë lidhje të hershme historike. Serbia gjithmonë për të gjitha pretendimet ndaj tokave shqiptare, mbështetjen e ka pasur te Rusia. Serbia edhe në këto momente që po zhvillohet lufta në mës Rusisë dhe Ukrainës, llogaritë që Rusia me çdo kushtë të del fitimtare dhe të hapet “Fronti i Ballkanit”, i cili është edhe më i rrezikshëm se Ukraina sepse implikohen shumë forca. Është zona që gjithmonë ka paraqitur rrezik për paqen dhe stabilitetin. Tani perendimi ka investuar shumë, ka strukturat e veta që e mbikëqyrin situatën për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Serbia akoma llogaritë që në një moment të volitshëm të shkaktojë ndonjë tovolli në disa pjesë të Ballkanit siç është Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi, si Rusia ndaj Ukrainës dhe disa shteteve baltike. Prandaj Rusisë duhet t’i ndërpritet hovi në Ukrainë”, u shpreh Hysni Shaqiri./Gazeta LAJM