Flet babai i studentit nga Tetova që shpëtoi nga tërmeti: Mendova se s’do të ja gjejmë as trupin (Video)
Gazetar: Bashkim Sulejmani
Kanë shpëtuar mrekullisht 8 nxënës dhe mësuesja e tyre nga Maqedonia të cilët përmes programit Erasmus, kanë qëndruar në Turqi, pikërisht në zonën ku ndodhi tërmeti shkatërrues. Babai i njërit prej nxënësve rrëfen për Alsat momentet trishtuese dhe kontaktet pas fatkeqësisë.
“Shumë ka qenë e trishtueshme, tepër ka qenë e trishtueshme, por mblodhëm forcat çka është e shkruar ajo do ndodh. Kur i pash ato ngjarje atje mendoja a thua do i gjendet edhe trupi. Kanë dalë me disa lëndime të vogla, të traumatizuar shumë të trishtuar skajshmërisht por shyqyr mirë kanë shpëtuar. Dje ditën i kanë tërheq nga Karamarashi përmes Ambasadës së Maqedonisë atje. Ndërsa mbrëmë kanë udhëtuar për në Stamboll. Thonë se mirë janë, kanë ca lëndime me këmbën njëri prej shokëve, por mirë janë krejt”, tha Ajet Bexheti.
Deklaratën e plotë mund ta përcillni në këtë video: