Flasin udhëtarët nga Dibra e Maqedonisë: Rruga e Arbërit është bë rrugë e turpit (Video)
Rruga e Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën është kthyer në një gangrenë të vërtetë për të gjithë drejtuesit e automjeteve, pasi gropat dhe deformimet e aksit në shumë segmente kanë bërë që drejtuesit e mjeteve të përballen me befasi dhe amortizim të makinave.
Gazetari Enver Doçi ka raportuar për BalkanWeb se ata i kanë bërë thirrje kreut të SPAK, Altin Dumani që të nisë një hetim ndaj firmës. Po ashtu, ata shprehen se Ministrja Belinda Balluku “e ka mendjen tek fushata që vjen e bën në Dibër e nuk pyet për gjendjen e rrugës”.
Udhëtarë nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut e konsiderojnë këtë rrugë si “rrugë gjarpri e jo Arbri”, ndërsa emigrantët shprehen se kjo është një rrugë turpi.
Rruga e Arbrit vijon të gllabërojë qindra miliona euro nga taksat e shqiptarëve, por ajo nuk ka përfunduar ende ndonëse është inauguruar hapja e qarkullimit me ceremoni një vit më parë.
(BalkanWeb)