May 14, 2024
Maqedoni

Flakët kaplojnë malin mes fshatrave Sllupçan e Vaksincë (Video)

Flakët kanë kapluar një pjesë të malit mes fshatrave Sllupçan dhe Vaksincë të komunës së Likovës.

Video e dërguar nga lexuesit tanë deri te redaksia e portalit Lideri.mk, tregon se zjarri po zgjerohet me shpejtësi.
Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për mal të kapluar nga thatësia r madhe, banorët apelojnë për intervenim më të shpejtë, nga frika se zjarri shpejtë mund të ju afrohet fshatrave.