Financial Times: Gjenerali rus Surovikin është arrestuar
Financial Times, duke cituar tre burime, raportoi se gjenerali i zhdukur rus Sergei Surovikin është arrestuar.
“Asgjë nuk ndodhi,” tha vajza e gjeneralit rus Sergei Surovikin sot pas raportimeve për arrestimin e tij.
Surovikin nuk është parë në publik që nga e shtuna, transmeton Telegrafi.
Financial Times, duke cituar tre burime, raportoi se gjenerali i zhdukur rus Sergei Surovikin është arrestuar.
Duke folur për Baza, vajza e Surovikin, Veronika tha: “Nuk i ka ndodhur asgjë dhe askush nuk e ka arrestuar”.
Ajo shtoi se “të gjithë janë në vendet e tyre të punës”.
Veronika tha gjithashtu se babai i saj “nuk është i pranishëm në media çdo ditë dhe nuk bën deklarata”.
Gruaja e Surovikin refuzoi të komentonte thashethemet për arrestimin e tij.
New York Times, duke cituar burime anonime të inteligjencës amerikane, raportoi se Surovikin kishte njohuri paraprake për rebelimin e udhëhequr nga shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, me të cilin ai kishte lidhje të mira.
Surovikin drejton Forcat Hapësinore ruse dhe ishte ish-komandant i përgjithshëm i Moskës në Ukrainë.