Kosovë

Filluan manifestimet për 100 vjetorin që kur Hasan Prishtina u bë kryeministër i Shqipërisë

Sot në Polac të Drenicës filluan aktivitetet për shënimin e 100-vjetorit të Hasan Prishtinës – Kryeministër i Shqipërisë. Me këtë rast, bashkë me kreun e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ai dhe me Jahja Llukën, Mehmet Prishtinën dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, u nderuan të rënët për liri me homazhe dhe lule të freskëta.
Ky ishte një rast i mirë të përkujtojmë të gjithë dëshmoret e luftërave tona për liri, komandantët legjendarë Adem Jashari, Shaban Polluzha, dhe sidomos figurën emblematike të Hasan Prishtinës, i cili vazhdon të jetë burim frymëzimi për gjeneratat në përpjekjet për shtetndërtim dhe status dinjitoz të shqiptarëve kudo që janë.
Shihemi në Bllace, me 10 prill, ku do të përurojmë “Murin e Kujtesës” dhe Parkun “Hasan Prishtina”!
Lavdi të rënëve për liri!

Polac, 07.04.2021