Fillon rezistenca kundër Putinit, vjen dorëheqja e parë nga Moska
Drejtoresha e teatrit shtetëror në Moskë “Meyerhold Cetter”, të enjten, e quajti publikisht presidentin rus Vladimir Putin “vrasës”, pak para se jepte dorëheqje nga pozita e saj në shenjë proteste ndaj sulmit të Rusisë në Ukrainë.
“Miq, në shenjë proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës, po jap dorëheqjen”, ka shkruar Elena Kovalskaya në rrjetin social Facebook.
“Nuk mund të punosh për një vrasës dhe të paguhesh prej tij”.
“Unë do t’i çoj projektet e mia deri në fund, mbi baza vullnetare”, tha Kovalskaya, shkruan The Insider.
Putin, sot herët në mëngjes ka dhënë urdhër ushtarak që të fillojë sulmi ushtarak ndaj Ukrainës.