Maqedoni

Filloi rishikimi i buxhetit, 200 amendamente nga opozita

Filloi debati kuvendor rreth rishikimit të buxhetit për këtë vit. Mbi 200 amendamente janë dorëzuar nga opozita, gjegjësisht grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe deputetëve të koalicionit ASH-AAA. Me rishikimin e parë të buxhetit për këtë vit, qeveria planifikon që të harxhoj 300 milion uro më shumë nga e planifikuara.