Maqedoni

Filipçe: Vetëm me vaksinim do të kthehemi në normalitet

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe edhe një herë i ka bërë thirrje popullatës për vaksinimi në mënyrë që të arrihet imuniteti kolektiv dhe të kthehet jetesa në normalitet.

“Vaksinimi është mënyra më e mirë për luftimin kundër pandemisë. Secili prej nesh duhet ketë pjesë në këtë luftë. Vetëm kështu mund ta kthejmë jetesën normale”, shkruan Filipçe.

Filipçe bëri thirrje që qytetarët të aplikojnë në ueb-faqen vakcinacija.mk.