Filipçe: Pacientët po vijnë vonë në spital, për këtë shkak është vdekshmëria e lartë nga KOVID-19
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës së sotme tha se vdekshmëria e lartë e pacientëve të sëmurë nga kovid-19 ka të bëj me atë se një kohë të gjatë mjekohen jashtë spitalit dhe vijnë vonë me parametra të përkeqësuar. Një pjesë e pacientëve, tha Filipçe, përcjell SHENJA, vuajnë nga sëmundja e kancerit, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe më herët kanë pasur intervenime kirurgjike.
Vdekshmëria më e lartë nga kovid-19 regjistrohet tek personat mbi 60 vjeç, dhe tek 73 për qind e atyre janë persona me sëmundje kronike.
Në vendin tonë gjatë krizës së koronës kanë vdekur 5.901 persona, ndërsa këtë valë ka pasur ditë që kanë vdekur nga 36 gjegjësisht 32 në ditë. /SHENJA/