September 28, 2024
Maqedoni

Fidan Limani nga Austria, po zhvillon takime me akterë politikë shqiptarë: Takohet me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati

Këshilltari komunal në Traisen të Austrisë, Fidan Limani, ka qëndruar për vizitë pune në Republikën e Kosovës, konkretisht ne qytetin e Malisheves.

Limani u takua me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati..

Limani u njohtua nga afër me stafin e komunës, projektet që janë në zhvillim e sipër dhe gjithashtu u njoftova me projektet e realizuara deri më tani.

Është interes i përbashkët bashkëpunimi ndërkomunal, duke e pasur parasysh numrin e madh të shqiptarëve në Austri, e veçanërisht në Traisen. Me z. Kastrati biseduam ndër të tjera edhe për forma konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen. Theksoi Fidan Limani

Kryetari I Komunes se Malisheves tregoi qellimin e vizites ne Traisen te Austrise. Gjate atij takimi u diskutua për nevojën e bashkëpunimit në sfera të ndryshme mes dy popujve dhe për shërbimet efikase e cilësore të cilat janë në funksion të mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve të Komunës së Traisenit. Sa I pekert bashkepunimit me Komunat e Republikes se Maqedonise se veriut Kastrati theksoi se ka bashkepunim me Komunen e Struges por edhe me komuna tjera.

Vlora Zenuni / Televizioni News