October 8, 2024
Maqedoni

Fetai i ASH-së numëron disa prej rrenave të BDI-së, lista është mjaft e gjatë!

Arben Fetai nga ASh ia numëron gënjeshtrat e BDI-së. Përveç rrenës së madhe të kryeministrit shqiptar, BDI ka rrejt bash për çdo zotim tjetër zgjedhor

Kjo qeveri sapo ka hyrë në pjesën e dytë të mandatit. Përveç rrenës së madhe të kryeministrit shqiptar, BDI ka rrejt bash për çdo zotim tjetër zgjedhor.

Ky duhet të jetë debati publik e jo a është Bujari ministër bukurosh apo sa metra bëjnë bythet e Artanit, sado që BDI-së i konvenojnë këto lojëra të brendshme për defokusim të opinionit nga mashtrimet e tyre.

❌ Gjuha shqipe e detyrueshme për çdo nxënës nga klasa e 5-të

❌ Shpallja e 13 gushtit festë kombëtare

❌ Ndërrimi i himnit

❌ Gjykata e Lartë e Barazisë

❌ Veting i detyrueshëm për çdo politikan, gjyqtar dhe funksionar shteteror

❌ E premtja ditë pushimi

❌ Pagë minimale 600 euro për çdo infermier, mësues dhe arsimtar.

❌ Shtëpi të shendetit në çdo komunë

❌ Pension social për gratë pa të ardhura

❌ Kazinot 1 kilometër larg nga shkollat, kopshtet, kishat dhe xhamitë

❌ 20,000 € për çdo fermer të ri

❌ Hua 20,000 € për të blerë shtëpinë e parë

❌ Arsimi parashkollor i detyrueshëm dhe çerdhe për çdo fëmijë

❌ Shkolla profesionale në çdo komune.

❌ Fond për dijen e të rinjve,