Festohet ditëlindja e “shokut Tito” në Maqedoni, prezantuan edhe shqiptarë!
Me valëvitjen e flamujve të ish-Jugosllavisë socialiste, anëtarët më të vjetër të shoqatës “Josip Broz Tito” nga Koçani sot filluan të festojnë Ditën e Rinisë dhe ditëlindjen e patronit të tyre.
Në parakalimin e automjeteve që kaluan nëpër rrugët e qytetit, titistët e bartën simbolin e festës – stafetën e rinisë, duke ia dorëzuar solemnisht kryetarit të shoqatës, Trajan Trendov.
“Dita e Rinisë festohej më 25 maj dhe ishte një nga festat më të rëndësishme në Jugosllavi. Fillimisht kjo ditë u lidh me ditëlindjen e Titos, ndonëse data e vërtetë e lindjes së tij është 7 maji. Me kalimin e kohës, 25 maji u bë simbol i rinisë, bashkimit dhe bashkimit të rinisë jugosllave”, shkruan Nesavisen Mk.
Organizatorët kanë deklaruar se në kete organizim kanë prezantuar përfaqësues nga të gjitha bashkësitë etnike, duke përfshi edhe shqiptarë, transmeton portali Lideri.mk.
“Titistët” janë nostalgjikë për ish Jugosllavinë, e në mesin e tyre ka edhe shqiptarë edhe pse Jugosllavia ka qenë shtet diskriminues ndaj nesh. “Titistët” shqiptarë pas shpërbërjes së Jugosllavisë janë gjetur mirë në skenën politike, duke vepruar herë në një parti, herë në tjetër, varësisht cila ka qenë në pushtet, kurse pas përfundimit të konflikteve të armatosura veten kryesisht e kanë prezantuar si “logjistikë të UÇK-së”.
/Lideri