Kolumna

Feja dhe kombi në interes të çështjes kombëtare

Historikisht në shoqëritë njerzore feja dhe kombi kanë evolur në interes të përbashkët gjithnjë duke e ruajtur berthamën e çështje kombëtare.
Feja nuk e dëmton kombin në as një rast, feja është edukatë, moral dhe ushqim i shpyrtit të një shoqërie. Kombi pa fe mbetet i zbrazët sikur mulliri pa ujë.

Ne si komb me një kulturë të lashtë me tri besime fetare, historikisht e kemi mbjellur dhe treguar gjuhën e tolerancës fetare, kemi ditur ta ruajmë e kultivojmë ketë element fetar gjatë gjithë historisë andaj mbetemi shembull më i mirë për rajonin dhe botën.

Shteti ynë është sekular, feja është e ndarë nga shteti, mirpo respekti dhe bashkëpunimi ka qenë dhe mbetet i shkelqyer.

Andaj, me shumë kujdes duhet ruajtur e kultivuar nivelin e bashkëpunimit në raport me fenë dhe institucionet tona, kjo është në interes të ruajtjes së vlerave, kulturës e çështjes kombëtare.

Nijazi Halili