Faton Ahmeti : Nuk është protestë, por janë tetovarët që e mbështesin Presidentin Bujar Osmani!
Kryeministri Talat Xhaferi vizitën në Tetovë e ka përfunduar me një takim me Forumin Rinor të BDI-së në Tetovë, së bashku me sekretarin e përgjithshëm i BDI-së Faton Ahmeti, shkruan Top24.
Ahmeti ka njoftuar se pas takimit me Forumin Rinor të BDI-së në Tetovë, kanë filluar edhe me mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatin e tyre dhe të gjithë shqiptarëve për president, Bujar Osmani.
Kandidimi i tij për President të Maqedonisë së Veriut ju bën nder shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve në vend.
Shqiptarët dalëngadalë po e marrin hisen e tyre në shtet, duke dëshmuar pjekuri dhe profesionalizëm në çdo detyrë që e kemi para vetes,ka deklaruar Ahmeti.