Fatmir Dehari prej sonte e vulosi fitoren e Kërçovës
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, përderisa partitë politike zbulojnë kandidatët e tyre për komunat.
Mësohet edhe kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për Komunën e Kërçovës, i cili do të rikandidohet për të udhëhequr këtë komunë edhe katër vite.
Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka marrur mbështetje të fuqishme nga dega e BDI-së në Kërçovë dhe nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, për rikandidimin e tij në këtë komunë, transmeton TetovaSot.
Dega e Kërçovës i propozoi unanimisht liderit të BDI-së Ali Ahmeti, Fatmir Deharin për të vulosur edhe njëherë fitoren në Komunën e Kërçovës.
Fushata zgjedhore do të fillojë me 27 shtator, ndërsa zgjedhjet do të mbahen me 17 tetor./TetovaSot