Fatmir Bytyqi i LSDM-së nuk do të votojë kundër kryeparlamentaritt Gashi
Ish zëvendëskryeministri dhe deputeti aktual i LSDM-së, Fatmir Bytiqi, nuk pajtohet me qëndrimin e partisë për interpelancën e kryeparlamentarit Afrim Gashi.
Ai në një prononcim për mediat në tha se interpelanca e dorëzuar nga Levica është nacionaliste dhe ksenofobike, transmeton portali Lideri.mk dhe shtoi se nuk ka gjetur asnjë argument për ta mbështetur atë.
Ndryshe nga ai, lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se partia dje është shprehur se do ta përkrahë interpelancën kundër Gashit, të cilën e ka paraqitur Levica.
Më herët deputetët e BDI-së thanë se nuk do të votojnë shkarkimin e Gashit./Lideri