Rajon - Botë

Familja nga Tërrnoci thotë se hoxha ua grabiti vajzën për grua të dytë, ai thotë se e mori me qejf

Familja Iseni nga fshati Tërnoc i Komunës së Bujanocit po pretendon se hoxha Vesim Avdiu, ua ka grabitur vajzën në moshë të re, pa dijeninë e tyre.

Ndërkaq version tjetër shpalos vetë hoxha, ai pohon se me vajzën ka “niqah” të kryer në kushte fetare, me lejen e babait të saj.

Rasti i pazakontë ka ndodhur këto javët e fundit, derisa familja e vajzës ka paraqitur ankesë në Këshillin e Bashkësisë Islame.

Media ka kontaktuar me babain e vajzës të martën, derisa i njëjti ka thënë shkurt: “Po hoxha ma ka marrë vajzën”, duke mos dashur të deklarohet më tej.

Prindi i vajzës ka shkruar letër të hapur drejtuar Këshillit të Bashkësisë Islame, ku ka denoncuar “sjelljen e papranueshme” të hoxhës Vesim Avdiu, i cili mban pozitën e imamit në xhaminë e Struarëve në Tërnoc.

Sipas letrës që ka siguruar Paparaci, pretendohet se “hoxha Avdiu ka kryer veprim të papranueshëm duke rrëmbyer (ikur) vajzën e tyre pa dijeninë e prindërve”.

Prindi i vajzës tutje kërkon që hoxha Avdiu të largohet “urgjentisht” nga detyra e imamit në xhami, duke argumentuar se sjellja e tij është në kundërshtim me parimet dhe vlerat e fesë islame.

Ai gjithashtu kërkon hetim të menjëhershëm dhe një përgjigje nga autoritetet fetare.

Version krejt tjetër nga ky që ka dhënë prindi, paraqet hoxha Vesim Avdiu./Bota Sot