Familja nga Kumanova rrezikon të mbetet pa shtëpi
“Unë me sëmundjen e epilepsisë përballem rreth 15-16 vite, ndërsa kam zemër të dobët, astmë bronkiale për të cilën isha në spital. Llamall pi që të mos kem sulm, por kjo nuk ndihmon. Me ndihmën time sociale prej 11 denarë nuk mund të blej asgjë“
Kjo është Prizrenka Miçiq. Ajo çdo ditë është në luftë për mbijetesë, e sikurse të mos mjaftonin problemet me shëndetin, gjendjen e saj skamja po e rëndon edhe më shumë. Ajo kujdeset për 3 fëmijët e saj.
Shtëpia në të cilën kjo familje jeton nuk plotëson as kushtet minimale. Dikur kjo shtëpi ishte në pronësi të shtetit, por tashmë është shitur dhe kjo familje rrezikon shumë shpejtë të ngelet pa kulm mbi kokë.
“Kjo shtëpi është hapësirë e shtetit ma dhanë për 5-7 vite, për shfrytëzim, tani kjo shtëpi është shitur dhe tani më duhet të dalë, kur do të jetë, kur të vijë pronari të trokas në derë dhe do të thotë te dalim jashtë unë duhet. Keni ku të shkoni? Në rrugë, me shtretërit në dorë dhe në rrugë.. kam ombrellë që do ta hapë kur të bjerë shi dhe ashtu do të flejë”, tha Prizrenka Miçiq.
I vetmi burim jetese për familjen Maçiq është ndihma sociale, e që shumica e parave shkojnë për ilaçe. Shpesh kjo familje në mungesë të parave ngel edhe pa bukë.
“Mua më duhet kulm mbi kokë për këto fëmijë, ja muret lagështi ku të shkoj. Pra nuk ke njërën nuk ke tjetrën, gjithçka është mbledhur, rryma është 4000denarë ndërsa unë me ndihmë sociale, thonë se do të rritet rryma 1000denarë, tani paguaj 4000 ndërsa pastaj 5000 çfarë do të më ngel mua”, tregon Prizrenka Miçiq. .
Prizrenka edhe përskaj gjendjes së saj shëndetësore ka tentuar të punojë, por deri më sot ajo nuk arriti asnjëherë të marrë përgjigje pozitive.
“Unë kur shkoj për të punuar të gjithë më thonë të nxjerrë pasqyrën mjekësorë unë kur them se kam epilepsinë thonë ne nuk dëshirojmë të kemi rrezik me ju, unë dua të punoj, të më kaloj edhe dita me kolegë dhe kolege , të qeshem, sepse fëmijët shkojnë në shkollë unë mbes vetëm me macet bëj muhabet dhe të gjithë thonë kjo nuk është grua me mend, sepse bisedon me macet”, shprehet Prizrenka Miçiq.
Të lodhur nga sëmundja dhe skamja kjo familje shpreson se një ditë do të ketë dhe dritë në fundin e tunelit. (E për të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje ky është numri i telefonit 071311316 dhe numri i llogarisë bankare 320500028475883).