Maqedoni

Falsifikuan raportet mjekësore për të fituar para nga një kompani sigurimesh, padi për dy tetovarë

SPB Tetovë ka bërë kallëzim penal kundër A.J.(25) dhe R.Xh.(22), të dyj nga Tetova për shkak dyshimit për kryerjen e veprave penale të “mashtrimit në sigurime” dhe “paraqitje e provave të rreme”.

Gjatë kontrollit nga ekipi i SPB Tetovë në lidhje me kërkesën për raporte mjekësore të falsifikuara, janë evidentuar raportet mjekësore të të pandehurit të parë dhe të të pandehurit të dytë, të cilat nuk janë regjistruar në librat përkatës për evidentimin e aksidenteve rrugore dhe as në sistemin “Termini im”, ndërsa të njëjtat raporte iu paraqitën mjekëve, faksimili i të cilëve ishte në dokument, pas së cilës mjekët kanë konstatuar se raportet nuk janë plotësuar prej tyre dhe as nënshkrimi nuk është i tyre.

SPB Tetovë ka kontaktuar kompaninë e sigurimeve lidhur me kompensimin e pranuar nga aplikuesi i parë dhe i dytë, nga ku kanë marrë përgjigje se me datë 30.12.2021 u është dorëzuar kërkesë nga aplikuesi i parë dhe i dytë përmes avokatit për dëm jo material, pas së cilës të dyve iu janë paguar gjithsej 160.000 denarë.

Një person tjetër i ka ndihmuar në përgatitjen e raporteve mjekësore të falsifikuara, të cilët më pas ia kanë dhënë të pandehurit të parë dhe të pandehurit të dytë dhe në këtë mënyrë i ka ndihmuar të përfitojnë dobi pasurore kundërligjore prej 160.000 denarë.