Faljet e Ivanovit nuk merren parasysh, Strasburgu vendosi që rastet e PSP-së të vazhdojnë!
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg njoftoi se kërkesat e të dënuarve dhe të akuzuarve nga rastet e hapura nga Prokuroria Speciale Publike, të cilat ish-presidenti Gjorge Ivanov i fali, janë të papranueshme, përcjell TV21.
Gjykata vlerëson se të akuzuarit dhe të dënuarit nuk kanë shterur mjetet juridike vendore. Vendimi është përfundimtar, thonë nga GJEDNJ.
Kjo do të thotë që rastet e ish PSP-së nuk do të dështojnë dhe procedurat për to do të vazhdojnë.
Kjo nënkupton se abolimi i dhënë nga ish-presidenti Gjorge Ivanov për ish-funksionarët e VMRO-DPMNE-së dhe disa persona të tjerë të ndjekur aso kohe nga ish-prokuroria special, nuk vlen përcjell TV21.
Ky vendim ka të bëjë me të akuzuarit e ish-prokurorisë special në lëndët “Target-Fortesa”, “TNT” “Titanik” dhe “Transportuesi” do të duhet të përgjigjen penalisht për vepra të cilat përndiqen.
Ankesa deri në gjykatën e Strasburgut ishte dorëzuar në vitin 2017 në të cilën është theksuar se abolimi nëse njëherë bëhet, nuk mundet të tërhiqet.
Në mesin e të falurve në vendimin e Ivanovit ishin kryesisht funksionarë të VMRO-DPMNE-së si ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrat Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski, sekretari i përgjithshëm i qeverisë në kohën e VMRO-DPMNE-së, Kiril Bozhinovski, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dhe disa të tjerë.