Maqedoni

ETEM XHELADINI – kontribues i madh i arsimit, kulturës shqiptare, humanist i dalluar nga Kumanova

ETEM XHELADINI – kontribues i madh i arsimit, kulturës shqiptare, humanist i dalluar nga Kumanova.

* Themelues i Shoqërisë Kulturore Artistike”Naim Frashëri” në Kumanovë.

* Kryetar shumëvjeçar i Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë- Likovë.

* Anëtar i IGFM- së, OH “Nënë Tereza”,

* Antar i Lidhjes Shqiptare në Botë.

* Kryetar i Kuvendit të Organizatës Humanitare “El Hilal” në Shkup.

… i Ftuar Nderi, për të nderuar me praninë e Tij, në “Takimi i Madh i ANAMORAVËS”: Takim PanShqiptar- NdërBallkanik -EuroAtlantik, me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, mbahet me 5 Tetor 2024, ora 10.00 e paraditës, në sallen “Sun Garden Events” në “Vali Ranch Resort & Congress Center”, në Gjilan-Republika e Kosovës.

______________
Z. Etem Xheladini u lind në Allashec të Komunës së Likovës. Tërë jetën punoi në arsimin fillor në Kumanovë e rrethinë, si ligjërues i lëndës Bazat e Arsimit Teknik, dhe më vonë Informatikës.
Pati rol primar në rihapjen e paraleleve shqipe të Gjimnazit të Kumanovës pas mbylljes së tyre më 1988, si dhe në hapjen e Fakultetit të Administratë – Biznesit në Kumanovë në kuadër të Universitetit të Tetovës më 2009.

Themelues i Shoqërisë Kulturore Artistike”Naim Frashëri” në Kumanovë, kryetar shumëvjeçar i Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë- Likovë, anëtar i IGFM- së, OH “Nënë Tereza”, Lidhjes Shqiptare në Botë, dhe së fundi kryetar i Kuvendit të Organizatës Humanitare “El Hilal” në Shkup, e të tjera.

Është autor i disa librave të natyrës publicistike dhe letrare.

I pensionuar prej vitesh, jeton në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.