Eskobar: Po punojmë për integrimin e shpejtë të Maqedonisë
Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Gabriel Escobar në një intervistë për emisionin 360 gradë që transmetohet sonte në orën 22:00 në Alsat thotë se SHBA-të shpresojnë se vendi shumë shpejtë do të fillojë konferencën ndërqeveritare me BE-në. Për këtë tha Escobar, janë duke punuar edhe me partnerë të BE-së.
A është e kyçur diplomacia amerikane në lehtësimin e dialogut mes Sofjes dhe Shkupit që të gjendet një zgjidhje dhe në atë mënyrë të zhbllokohet procesi?
“Dua të filloj me mesazhin se Maqedonia e Veriut meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Pjesa juaj kulturore, historike dhe gjithnjë e më shumë ekonomike e Evropës, ju duhet të keni një vend në atë tryezë. Për më tepër ju keni bërë një reformë shumë shumë të mirë që ju kualifikon për të nisur procesin. Pra, ne po punojmë ngushtë me partnerët e BE-së, të gjithë partnerët e BE-së për të siguruar që kjo të ndodhë shumë shpejt. Ishte shpresa jonë dhe vazhdon të jetë shpresa jonë që konferencën ndërqeveritare ta filloni këtë vit, e nëse jo këtë vit sa më shpejt vitin e ardhshëm. Pra përgjigja është po, ne jemi në komunikim me të gjithë partnerët e BE-së për këtë- deklaroiGabriell Eskobar, Përfaqësuesi special i SHBA-ve për Ballkanin.