September 16, 2024
BallinaMaqedoni

Është zhdukur vajza e re nga Shkupi, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj! Shpërndajeni!

Është zhdukur prej dje vajza nga Shkupi me emrin Klara, njoftoi familja e saj.

Siç transmeton lideri.mk, vajza ka dalë nga shtëpia në lagjen Ilinden dje në ora 18.

Ja apeli i plotë:

KËRKOHET KLARA

Ka dalë nga shtëpia Dje në orën 18:00 në Ilinden
Ajo ka veshur pantallona të zeza të shkurtra, një bluzë të zezë me mbishkrime dhe atlete të larme me ngjyrë të zezë dhe gri.
Lartësia: 165 cm
Pesha: 56 kg
Sytë: kafe-jeshile

Nëse dikush e vëren atë, raportojeni në stacionin më të afërt./Lideri