May 14, 2024
Maqedoni

Çka po vlon në Shkup? Drejtori i shërbimit sekret caktoi pres konferencë një ditë para skadimit të mandatit, pastaj e anuloi!

Mandati i Zoran Angelovskit – drejtorit të Agjencisë Operative Teknike i përfundon nesër.

Ai dje i ka thirrur mediat në një konferencë për media që është dashur të mbahej sot para Kuvendit, por nga zyra e tij sot ka arritur njoftim se konferenca anulohet për një kohë të pacaktuar për shkak të obligimeve urgjente të Angelovskit, shkruan Fokus.

-Ju njoftojmë se për çështje urgjente dhe të paprolongueshme shtyhet për një kohë të pacaktuar konferenca e paralajmëruar e drejtorit të OTA-s para Kuvendit të RMV-së në orën 11:00- thuhet në mesazhin për media.

Angelovski ende nuk ka pasardhës, KURSE mbetet e hapur pyetja se kush do ta menaxhojë këtë institucion nga e premtja, ku janë pajisjet për percjelljen e komunikimeve dhe ku aktivizohen urdhrat e gjykatës për këtë masë të veçantë hetimore, transmeton Lideri.mk.

Kuvendi me 83 vota “pro” mori dje vendimin për të shpallur konkurs për drejtor të ri dhe Delegacioni i BE-së u kërkoi autoriteteve të garantojnë vazhdimësinë në funksionimin e agjencisë.