September 27, 2024
Shqipëri

Është zhdukur Anita 21 vjeçare, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj! Shpërndajeni!

Një 21-vjeçare ka humbur kontaktet me familjarët që prej ditës së djeshme.

Anita Qosja për herë të fundit është parë në Yzberisht rreth orës 11 të mëngjesit.

Që prej këtij momenti familjarët kanë humbur kontaktet me të dhe janë shumë të shqetësuar pasi e reja është e sëmurë.

Ata kanë bërë denoncim në polici por kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për gjetjen e shpejtë të saj.