Maqedoni

Është liruar Alil Demiri i akuzuar te rasti “Monstra”, i cili dje u arrestua nga Policia e Kosovës

Është liruar Alil Demiri i akuzuar te rasti “Monstra”, i cili dje ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kishte një fletarrest ndërkombëtar.

Gjatë ditës së djeshme, policia e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë së Veriut, në Kosovë kushte arrestuar Alil Demiri (38) në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga MPB, i kërkuar në bazë të urdhrit të Gjykatës Penale Shkup-1, për veprën penale “Terrorizëm”, e parashikuar në bazë të nenit 394 nga Kodi Penal, në lidhje me vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës.

Ai ishte arretuar edhe para disa viteve, por Kosova refuzoi ekstradimin për shkak të mungesës së dëshmive kundër tij.