Është larguar nga Shkupi ekipi i hetuesve amerikanë, janë interesuar për Mijallkovin dhe disa funksionarë tjerë
Ekipi i ekspertëve amerikan që zbarkuan në Maqedoninë e Veriut javë më herët, pasi kanë kryer hetimet e nevojshme janë larguar nga vendi, kështu konfirmuan nga Ambasada Amerikane në vend. Mësohet se bëhet fjalë për dy hetues me përvojë në këtë fushë, ata për disa javë kanë hetuar korrupsionin te funksionerët aktual dhe të mëhershëm.
Sipas TV Telma, ata janë interesuar për Mijallkovin dhe disa funksionarë tjerë të mëhershëm dhe të tanishëm.