Erdon Ramadani po kërkohet edhe me dron
Një grup i vullnetarëve të cilët sot i janë bashkuar ekipeve në kërkimin e trupit të 22 vjeçarit nga Kumanova, Erdon Ramadani kanë realizuar pamje me dron të cilat do të mund të lehtësonin punën e autoriteteve të kërkimit.
Valon Miftari nga Shkupi i tha Televizionit Alsat se gjatë ditës kanë mbuluar zonën nga vendi i ngjarjes pranë fshatit Zhelinë deri në fshatin Radushë. Miftari ka shtuar se kërkimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim përmes pamjeve me dron dhe vullnetarëve të tjerë që kontrollojnë në shtratin e lumit.