May 7, 2024
Rajon - Botë

Erdoğan: Nuk do të ketë paqe në rajon pa shtet të pavarur palestinez me kryeqytet Kudsin Lindor

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “nuk do të ketë paqe në rajon pa shtet të pavarur dhe sovran palestinez brenda kufijve të vitit 1967 me Kudsin Lindor si kryeqytet të saj”, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan tha se Türkiye është e gatshme për çdo lloj ndërmjetësimi, përfshirë shkëmbimin e të burgosurve, nëse kërkohet nga Izraeli dhe Palestina.

“Shkatërrimi i Gazës nga sulmet ajrore dhe tokësore, bombardimi i xhamive dhe vdekja e civilëve të pafajshëm nuk janë kurrë të pranueshme”, theksoi ai.

Presidenti turk i bëri thirrje “Izraelit të ndalojë bombardimet e tokave palestineze dhe palestinezëve të ndalojnë ngacmimet e vendbanimeve civile në Izrael”.

Më tej, ai njoftoi se Türkiye gjithashtu po bën përgatitjet e nevojshme për të furnizuar me materiale të ndihmës humanitare që do t’u duhen njerëzve të Rripit të Gazës.