Erdhi nga Amerika për të votuar Arben Taravarin
Çdo votues i koalicioni ASH-AAA është hero, sepse i bënë ballë presionit të tërë aparatit shtetēror dhe votuan për Arben Taravarin. E një nga këta heronj është i riu Adem Neziri. Ai ka ardhur enkas nga Amerika për të votuar Taravarin, kurse kryetari i rizgjedhur i Gostivarit e ka falënderuar për këtë gjest.
“Me mikun tim që erdhi nga Amerika për të më votuar. E falenderoj bashkë me secilin v’lla dhe motër gostivarase që dhe erdhën nga jashtë për të më votuar!
Faleminderit nga Zemra!”, ka shkruar Taravari, duke postuar edhe fotografinë e takimit të përbashkët.