Erdhi nga Amerika në protestën e 7 korrikut: Edi Rama tani më e din që ka filluar rënia e tij!
Kaloi mijëra kilometra nga Nju Jorku deri në Tiranë për të marë pjesë në protestën e 7 korrikut, por a ia vlejti?
“Po”, përgjigjet me vendomëri atdhetari dibran Ylber Pilku, i cili dha shembull për shumë atdhetarë tanë në diasporë .
“Më 7 korrik filloi procesi që do të sjellë ndryshimin pozitiv për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dje nuk protestoi PD, nuk protestoi LSI, dje protestoi Shqipëria e lodhur nga korrupsioni i qeverisë Rama. Ndryshimi ka filluar dhe këtë më së miri e din Edi Rama”, thotë Pilku.
Ai shprehet se protesta e djeshme ishte qytetëruese dhe evropiane.
“Nuk besoj se dikush ka pritur që do të ketë aq shumë popull në protestë. Por qytetarët tashmë e kanë kuptuar se Shqipëria vërtetë është në rrezik dhe se obligim i tyre është të shpëtojnë atdheun nga ky rrezik. Jam i mahnitut se sa shumë qytetarë e kanë kuptuar këtë mesazh”, shton atdhetari dibran Ylber Pilku.
Ai ishte mërgimtari i parë për shembullin e të cilit raportuan të gjitha mediumet, sepse kishte ardhur nga SHBA-të për të përkrahur protestën mbarëshqiptare kundër qeverisë Rama. Shembullin e tij pastaj e përcollën edhe qindra e qindra mërgimtarë tjerë që erdhën dhe iu bashkuan protestës madhështore të djeshme në Tiranë.
“Pa marë parasysh sa mijë kilometra jetojmë larg vendlindjes, pa marë parasysh se sa vite jetojmë në mërgim, obligimi ynë është ti dalim në mbrojtje mëmëdheut qoftë kur është i rrezikuar nga armiq te jashtëm, e qoftë nga armiq të brendshëm”, shton Pilku.