May 20, 2024
Kosovë

Era shtet: Pas 25 viteve në komunat e Veriut shpërndahen mbi 20 mijë fatura të energjisë për muajin janar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se mbi 20 mijë fatura janë shpërndarë në veri të vendit për konsumin e energjisë gjatë muajit janar.

Bislimi tha se nga një institucion që për vite me radhë ka pasur devijime negative, KOSTT-i është duke u kritikuar që po bën devijime pozitive.

Lexo më shumë Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë me dezinformata për FSK-në
“Por, kemi ende problemin e papërmbushur të lëshimit të linjave të interkoneksionit, e po ashtu të papërmbushur e kemi çështjen e borxheve të akumuluara të KOSTT-it”.

“Mendoj që këtu na duhet pak një qëndrim më parimor edhe i ndërmjetësuesit, që këto të zgjidhen sa më shpejt”, ka thënë Bislimi.