October 18, 2024
BallinaMaqedoni

Era e fortë rrëzon billbordin në Tetovë, komuna me apel për kujdes (Video)

Erërat e forta që janë paraqitur këtë pasdite në Tetovë, kanë shkaktuar dëmet e para, transmeton TV21.

Si pasojë, një billbord që gjendet në pjesën kryesore të qytetit, ka rënë në tokë.

Nuk raportohet për dëme në njerëz.

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës ka apeluar deri te tetovarët që t’i shmangin daljet dhe të reduktojnë lëvizjet me vetura.

Paraqiten erëra të forta, Komuna e Tetovës me apel deri te tetovarët!

Për shkak të paraqitjes së erërave të forta, Komuna e Tetovës ka dalë me një thirrje deri te tetovarët, transmeton TV21.

Kërkon nga ata që t’i shmangin daljet dhe të reduktojnë lëvizjet me vetura, shkaku i parandalimit të dëmtimeve të mundshme.

“❗️ Komuna e Tetovës apelon deri te qytetarët që të shmangin daljet për shkak të erës së fortë që ka filluar në qytetin e Tetovës. Qëndroni në shtëpitë e juaja që të mos kemi pasoja. Po ashtu edhe drejtuesit e veturave duhet të reduktojnë lëvizjet dhe të jenë më të kujdesshëm.

Bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm deri sa të stabilizohet moti!”, thuhet në thirrjen e Komunës së Tetovës.