Enciklopedia e UÇK-së, do t’i dhurohet për ditëlindje presidentit amerikan Joe Biden (VIDEO)
“Bardhësitë e Atdheut”, është një libër, që po cilësohet si enciklopedi për historikun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Autori i saj, Afrim Mustafa, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se ky libër do t’i dërgohet presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, në shenjë nderimi dhe falënderimi për ndihmën që i ka bërë Kosovës.
Mustafa, tek autori i emisionit, Enis Reçica, njoftoi se një ekzemplar i veçantë është botuar enkas për këtë dhuratë.
Sipas tij, kopja e librit “Bardhësitë e Atdheut” që do të dërgohet me 20 nëntor në Shtëpinë e Bardhë, pikërisht në ditëlindjen e presidentit amerikan, është kopje me madhësi më të veçantë, peshon 17 kilogramë dhe ka 1842 faqe.
Mustafa, tha se kopja e këtij ekzemplari të veçantë ka kushtuar 1600 euro, ndërsa 800 euro do të kushtoj dërgesa përmes postës.
Kjo enciklopedi përmban rreth 41 mijë fakte e dokumente mbi historikun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe luftërave të mëhershëm të popullit shqiptar. Sipas autorit, që ishte edhe reporter dhe veteran i luftës së fundit në Kosovë, qëllimi i kësaj dërgese, veç falënderimit, është edhe njoftimi me të vërtetën historike të shqiptarëve dhe Kosovës./Klankosova.tv/.