May 5, 2024
Maqedoni

El Hilal mbajti Kuvendin zgjedhor në degën e Kumanovës, Ramadan Aliu zgjedhet kryetar dege

Në vazhdën e aktiviteteve për realizimin e kuvendeve zgjedhore nëpër degët e OH “El Hilal”, dje në Kumanovë u mbajt kuvendi zgjedhor i kësaj dege.
Në prani të kryetarit të organizatës, Behixhudin Shehapi, nënkryetarit Talat Sadiku, sekretarit Ali Sadiku dhe kryesuesit të kuvendit, Etem Xheladini i cili vjen nga kjo degë, aktivistët në Kumanovë e zgjodhën Ramadan Aliun për kryetar të kësaj dege, i cili propozoi kryesinë nëntë anëtarëshe dhe dy anëtarë nga kjo degë për kuvendin qendror.
Udhëheqësit dhe aktivistët e El Hilalit iu falënderuan kryetarit të deritashëm, Hakik Jahiun, i cili në dy mandate i priu kësaj dege, ndërkaq kryetarit të ri, Ramadan Aliut, i cili është një humanist i dëshmuar, i uruan sukses me dëshirë për ngritjen e mëtutjeshme të degës në periudhën e ardhshme.