Ekstradimi i Lupço Palevskit – Lloga falënderon autoritetet turke
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka shprehur mirënjohje për autoritetet turke e në veçanti për ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë që siç thotë, për reagim të shpejt për ekstradimin e Lupço Palevskit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja.
Lloga tha se e gjithë procedura është realizuar për një periudhë relativisht të shkurtër dhe shtoi se kjo është një shenjë e mirë dhe se drejtësia do t’i arrijë të gjithë pavarësisht se ku janë.
“Në emrin tim dhe në emër të Ministrisë së Drejtësisë, shprehim mirënjohje të madhe për autoritetet turke, veçanërisht për Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Yilmaz Tunç, për reagimin e shpejtë të tyre dhe marrjen e të gjitha masave për ekstradimin e Lupço Palevskit. E gjithë procedura u realizua në një periudhë relativisht të shkurtër prej më pak se pesë muaj. Kjo është një shenjë e mirë për shoqërinë dhe një mesazh që drejtësia do t’ju arrijë kudo që të jeni”, ka shkruar Krenar Lloga!