Ekspertiza: “Viktimat u shkaktuan nga zjarri – jo nga goditja”
Në ekspertizën e parë për tragjedinë me autobusin bullgar, autoritet në Sofje kanë konstatuar se rruga kishte mani, por shkaktar për vdekjen e 45 udhëtarëve ishte zjarri në autobus. Konstatohet gjithashtu vonesa prej 6 muajve për vënien e sinjalistikës së trafikut në autostradën famëkeqe të Strumës. Ministrja Komitova tha se inspektimi ka detektuar edhe probleme në infrastrukturën rrugore, që mund të kenë ndikuar në shkaktimin e aksidentit, por që vdekja e viktimave ka ardhur nga zjarri në autobus. Për shkaktarët e shpërthimit të zjarrit në autobus, prokuroria bullgare do të bëjë ekspertizë plotësuese.
YouTube video
“Përplasja nuk ka qenë me shpejtësi të madhe, por ka rënë zjarr. Kemi një ngjarje shumë të çuditshme – zjarri, që mendoj se është shkaku kryesor i viktimave. Nuk kemi shpjegim se si saktësisht është djegur ky autobus. Ajo që mund të bëjë Ministria jonë si masa afatshkurtra është zëvendësimi i sinjalistikës rrugore dhe zvogëlimi i shpejtësisë maksimale nga 120km/h sa ishte në 90 km/h sipas projektit fillestar të 2002”, deklaroi Violeta Komitova, Ministre e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike.
Sipas Këshillit të sigurisë kombëtare ai aks rrugor në projektin fillestar nuk figuron si autostradë, por rikonstruim i rrugës magjistrale. Kreu i këtij Këshilli Ivan Shishkov tha se për disa arsye gjatë 2013 në këtë rrugë shpejtësia u rrit në 120 km/orë. Ata kanë propozuar vënien e sinjaleve ndriçuese në çdo pikë pushimi në aksin rrugor të Sofje-Dupnica, ndërkaq rivendosja e parmakëve të ketë standardin e fundit.
“Parmakët anësore të autostradës që goditi autobusi janë të vjetra sipas standardit të 2002-ës dhe nuk i plotëson normat e sigurisë aktuale në trafikun rrugor. Ajo që na shqetëson është se në vetë projektin kthesat e tërthorta të rrugës janë pak mbi 4%, që do të thotë se shpejtësia duhet të jetë 90 km/h. Shpejtësia më të madhe, automjetet devijojnë majtas dhe në rast aksidenti autobusi ka shkuar djathtas”, tha Ivan Shishkov, Kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Ky raport i është dorëzuar Prokurorisë Publike, të cilët janë në pritje edhe të ekspertizave të tjera teknike mbi autobusin. Sipas dëshmive të dhëna në prokurori autobusi nga goditja në parmakun e pushimores së autostradës në cepin e parë djathtas ka shkaktuar një ndezje zjarri, duke u djegur i gjithë autobusi brenda 10 minutash, ku si pasojë humbën jetën 45 qytetarë, më mesin e tyre 12 fëmijë. Prokuroria, përveç faktorit njeri po heton edhe shkaqet e lëndëve të dyshimta ndezëse në autobus që mund të kenë shndërruar aksidentin në tragjedi./Alsat.mk