Ekologjistët i besojnë Bekim Salit, nënshkruhet marrëveshja
Kandidati i opozitës shqiptare për komunë e Çairit Bekim Sali, gjatë ditës së sotme ka pasur takim me përfaqësuesit e shoqatës “Go Green”. Në takim, sipas njoftimit, thuhet se është biseduar për politikat ekologjike. Sali ka deklaruar se në platformën e tij “Çairi i ri” ekologjia është me shumë prioritet.
“Sot, kisha rastin që të realizoj takim me përfaqësuesit e shoqatës “Go Green” në Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimit, folëm për politikat ekologjike në vend, ku me theks të veçantë potencova se në platformën tonë “Çairi i Ri” – ekologjia është njëra ndër prioritetet e para të programës sonë. Duam që “Çairi i Ri” të formësohet me agjenda gjelbëruese që të fitojë pamje të re. Gjithashtu nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi për mbrojtjen e mjedisit, aktivizimin e të rinjve dhe politikave që promovojnë përdorimin e qëndrueshën të burimeve natyrore”, thuhet në njoftimin e partisë Alternativa.