June 26, 2024
Maqedoni

Ekologji, na presin ndryshime të pafavorshme në 2050

Reduktimi i të korrave, humbja e specieve endemike, përmbytjet dhe thatësirat do të bëhen më të shpeshta për shkak të intensifikimit të ndryshimeve klimatike që ndodhin në të gjithë botën. Secili vend individualisht harton strategji se si t’i mbijetojë ato. Breshër me përmasat e një topi tenisi, prodhimi i reduktuar i ushqimit, pasoja për shëndetin e njeriut, kërcënim për rritjen e shkallës së vdekshmërisë për 10 për qind, janë disa nga pasojat e ndryshimeve klimatike. Për gjysmë grade janë rritur temperaturat 30 vitet e kaluara ndërsa duhet të ishte për disa shekuj. Ndryshimet klimatike janë një kërcënim serioz për vendin tonë. Jo vetëm për mjedisin, por edhe për bujqësinë, ekonominë dhe shëndetin.

“Çdo vit situata është më alarmante për shkak të rrijes së temperaturave globale në krahasim me temperaturat e vitit 1900 deri më tani. Këtu në Maqedoni për rreth 1 gradë është rritur temperature.”, tha Bojana Stanoevska Pecurovska nga Qendra për ndryshime klimatike.
Reshjet do të ulen me 15 për qind deri në vitin 2050, ndërsa deri në vitin 2100 qasja e përgjithshme për ujë. Fermerët në vendin tonë janë ende të varur nga reshjet e shiut të cilat së fundmi po ndryshojnë dinamikën dhe po bëhen të paparashikueshme.
“Do të kemi ulje të reshjeve në dimër, ndërsa ajo sasi e reshjeve që do të bie do të jenë shira të rrëmbyeshëm në periudhë të shkurtër. Kjo pas vete bart shumë rreziqe nga rrëshqitja e tokës, erosion, vërshime nga të cilat kemi pasur edhe viktima, ketë nuk e kemi të panjohur.”, tha Jane Dimevski, aktivist për ekologji.
Strategji jo vetëm në letër por edhe zbatimi i saj. Duhet të merren masa urgjente për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt për gjeneratat e ardhshme – apelojnë aktivistët e Eko.
“Ka mbi 200 masa dhe aktivitete të cilat janë të paraparë në dokumentet e planit. Është i nevojshëm miratimi i Ligjit për aksion klimatik. Këto masa përshinë duke filluar nga bujqësia deri tek shëndeti publik etj.”, tha Bazhe Josifovski, organizate joqeveritare ‘GO GREEN”.
Hapi i parë në luftën kundër ndryshimeve klimatike është rritja e ndërgjegjësimit të njerëzve. Në territorin e Maqedonisë, sipas hulumtimeve, priten ndryshime të rëndësishme të pafavorshme tashmë kah mesi, e sidomos nga fundi i këtij shekulli.