BallinaEditorialMaqedoni

Editorial: Ahmeti i gatshëm për luftë të re, nëse gjen ushtarë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka përdorë fjalor mjaft ushtarak mbrëmë në Tetovë, gjatë takimit me strukturën partiake, anëtarësinë dhe simpatizuesit.

Ahmeti ka theksuar se nuk është politikan që ka ADN nga sallonet dhe se nuk vjen nga banketet.

”Unë nuk jam politikan me ADN nga sallonet dhe nuk vij nga banketet por vijë nga ai brez që ka lidhë plagë nga dhe që kanë flijuar çdo gjë për për shqiptarinë.

Kryetari i BDI -së Ali Ahemeti nga Tetova ka dërguar porosi se ky shtet mund të ndërtohet vetëm me bashkëjetesë dhe koordinim mes dy etnive ndryshe po ju them hapur se pa shqiptarë ska Maqedoni”, ka thënë Ahmeti në paraqitjen e tij ndoshta më të flaktë deri tani në takimet e rregullta me qytetarë, që i realizon nga prej kur BDI është në opozitë.

Fjalori i ashpërsuar nga Ahmeti është një temë që duhet analizuar. A u ashpërsua ky fjalor vërtetë nga brenga për gjuhën e flamurin, apo për shkak të lëvizjeve të fundit në Prokurori e gjyqësor?

Sidoqoftë, ky fjalor sikur tregon se Ahmeti është i gatshëm për një luftë të re, por nëse gjen ushtarë. Kuptohet për luftë më të ashpër politike, sepse për luftë si 2001-shi nuk ka hapësirë. Por është fakt se sot jo vetëm që nuk mund të gjenden ushtarë për luftë të armatosur, por është bë vështirë të gjenden ushtarë edhe për luftë të ashpër politike, që do të nënkuptonte protesta, bllokada,… si në periudhën 2006-2008. Rinia është larguar nga vendi, një pjesë është pasivizuar dhe dëshpruar për shkak të zhgënjimit permanent, prandaj vështirë se do t’i përgjigjeshin “kushtrimit”, që si duket po përgatitet për në mars, kur BDI vlerëson se “do të preket gjuha dhe flamuri”, që e ndërlidh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Deri atëherë ka gati edhe dy muaj. Nëse BDI do të gjen “ushtarë” për një luftë më të ashpër politike varet shumë edhe nga puna e VLEN-it në pushtet dhe rezultatet që do të tregojnë.

Deri sot nuk kemi pasur një subjekt që e ka mundur BDI-në me PR, respektivisht me kumtesa dhe komunikata, siç po e mposht VLEN-i ditë për ditë. Megjithatë kumtesat dhe komunikatat duhet të përcillen edhe me vepra e punë, siç ishte vendimi i sotshëm për të tërhequr nga procedura Ligjin për arsim të mesëm.

Me një lule nuk çelë pranvera. Nevojiten edhe arritje më konkrete në aspektin ekonomik, por edhe në punësimin më të numërt të anëtarësisë dhe aktivistëve që kanë “luftuar” kundër regjimit, sepse nuk mjafton vetëm punësimi i funksionarëve.

Në të kundërtën mundet lehtë të kthehet nostalgjia për kohën e BDI-së, e me këtë të shtohet edhe numri i “ushtarëve” të Ali Ahmetit, kuptohet siç e tham edhe më lart, për betejat politike, e jo të armatosura./Lideri