May 11, 2024
Maqedoni

Edhe policë shqiptarë në mesin e të arrestuarëve në Tabanoc

Në mesin e të arrestuarëve në vendkalimin kufitar Tabanoc ka edhe policë shqiptarë. Siç mëson portali Lideri.mk, nga nëntë policët e arrestuar së paku dy janë shqiptarë nga Kumanova dhe rrethina.

Kurse Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, në një deklaratë për media, theksoi se në aksionin e djeshëm në pikën kufitare “Tabanoc” janë arrestuar 9 persona.
Sipas tij bëhet fjalë për një krye-shef, zëvendës/krye-shef, drejtues turni dhe gjashtë policë.

MPB-ja në koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, mbrëmë zhvilluan aksion të përbashkët në vendkalimin kufitar në Tabanoc.

Për shkak të zhvillimit të aksionit në vendkalimin kufitar, ka pasur ngecje disa-orëshe dhe kolona të gjata të automjeteve.