Maqedoni

Edhe një parti e re politike, Zejdi: Koha për mëvetësim politik

Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zejdi mbrëmë ka paralajmëruar mundësinë e një veprimi të ri politik përmes mëvetësimit, duke lënë për të kuptuar formimin e një subjekti politik.

Ai këtë e ka theksuar në një takim me banorët e Studeniçanit të Shkupit.

“Banorët e Studeniçanit gjithmonë kanë qenë dhe mbeten përkrahës të zërit politik për një të ardhme më të mirë.

Sonte bashkë biseduam për gjendjen politike si dhe u konsultuam për rrugëtimin e ardhshëm politik.

Të gjithë ramë dakord që ka ardhur koha për mëvetësim politik gjithmonë në shërbim të interesave të shqiptarëve.NA PRIFTË E MBARA DHE QOFSHIM FAQEBARDHË”, ka shkruar Rexhepi, që aktualisht pas shkëputjes nga Alternativa po vepron si deputet i pavarur.(INA)