Maqedoni

Edhe një deputet i bashkohet “Grupit të Zjarrit”?

“Grupi i Zjarrit” vazhdon aktivitetet në teren. Këtij grupi si duket i është bashkangjitur edhe deputeti Kastriot Rexhepi, i cili vitin e kaluar u largua nga Lëvizja Besa dhe kaloi i pavarur gjatë interpelancës së Qeverisë.
Izet Mexhiti ka publikuar një foto në profilin e tij bashkë me Blerim Bexhetin dhe Kastriot Redhepin duke e përshkruar vetëm me një fjalë: Bashkë.
Me këtë sfidohet edhe më teper shumica qeveritare.