Për mua do të jenë të vdekur!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Gjatë jetës sime deri më ditët e sotme përjetova shumë gjëra të mira që nuk do të i harrojë asnjëherë. Përjetova edhe shumë gjëra të hidhura që edhe këto nuk do të i harrojë asnjëherë deri sa të jem i gjallë në këtë botë. Që nga fëmijëria ime dhe deri më sot kisha dhe kam shumë shokë dhe shoqe që do të i përkujtojë gjithnjë me mall e dashuri dhe nuk do të i harrojë asnjëherë.Në këtë rast në këtë shkrim të shkurtër do të i themë disa fjalë që do të vulosen në shpirtin tim dhe nuk do të i largojë kurrën e kurrës deri sa të jemë në këtë botë, por së bashku me vdekjen time një ditë kur të iku nga kjo botë do të i marr në botën e amshuar.

Para se të iku nga kjo botë do të i fali të gjitha ata/ ato njerëz të afërm dhe të largët që të gjitha gjërat mi thanë hapur dhe në sy. Pra, të gjithë këta do të i fali, por nuk do të i fali vetëm ata /atonjerëz mike, miq, por edhe të afërm të familjes sime më të ngushtë që i kam shumë të afërt për nga gjaku im.Jo, jo ata/ ato nuk do të i fali asnjëherë, atyre që ua dhashë të mirat e mia, ua ndava kafshatën e gojës time dhe të fëmijëve të mi dhe ua dhashë atyre nuk do ia fali kurrën e kurrës. Ajo që pse nuk do të ua fali është vetëm ajo pse në të shumtën e rasteve më prenë në besë me pabesinë e tyre. Nuk do të ua fali asnjërit prej tyre që më punuan pas shpine dhe që më tradhëtuan për interese shumë të imta personale. Pra, këta asnjëherë nuk do të i fali.

Të këtillët edhe pse fizikisht janë në mesin e të gjallve, për mua nuk janë të gjallë dhe i llogarisë se janë të vdekur.