Edhe fëmijët tanë duan ardhmëri të mirë zonja Purrini, jo vetëm fëmijët e funksionarëve të BDI-së!
Shkruan: Teuta Abdiu
Bartësja e listës së Këshilltarëve nga radhët e BDI-së, Sermine Purrini, çairasve u kërkoi votën që Çairin ta bëjnë komunën me të mirë, më të pastër dhe me të gjelbër. Purrini mes tjerash shtoi se të gjithë nënat dëshirojnë që fëmijët e tyre të kenë ardhmëri më të mirë.
Sa tentim vullgar për ta rrotulluar realitetin e Çairit nga një femër që mbahet si intelektuale dhe si figurë e kulturës. Me paraqitje emocionale dukshëm fallco, mundohet të përfitojë simpatitë e opinionit. Sepse ata që realisht kanë nevojë për jetë të mirë janë fëmijët e shqiptarëve mesatarë, jo fëmijët e funksionarëve të BDI-së.
Çka ju mungon funksionarëve të BDI-së dhe fëmijëve të tyre? Kerkojnë vota në Çair, kurse fëmijët i shkollojnë në shkolla private në Karposh, 4-5 mijë euro vitin.
Shëtiten me vetura luksoze. Bëjnë tre herë pushime brenda vitit. Pajtohem se nuk e kanë lehtë, sepse duhet të zgjedhin a do të pushojnë në Antali, Dubai, ose në Sharm El Sheik në Egjipt. Çka të bëjmë ne tjerët që mezi një herë në tre vite arrijmë ti dërgojmë fëmijët tanë deri në Durrës. Edhe atë nëse kemi fat të gjejmë ndonjë banesë të lirë andej kah heiurudha, një kilometër e gjysëm larg plazhit. (Kush e din, ndoshta vërtetë mendoni se fëmijët tanë nuk meritojnë mē tepër dhe se ardhmëria më e mirë u takon vetëm fëmijëve tuaj!?)
Ky është problemi i vërtetë zonja Sermine, me të cilin përballen shumica e shqiptarëve, e që ju funksionarët e BDI-së të zhytur në luks nuk e shihni. Këto janë problemet e vërteta, të cilat për fat të keq në masë të madhe janë pasojë e paaftësisë suaj politike dhe paaftësisë së partiakëve tuaj.
Për fund zonja Purrini të ju them se edhe ne jemi nëna, e jo vetëm ju. Edhe ne kemi fëmijë!
Po ua theksoj sepse sa po e shof për ju shqiptarët me sa duket më shumë janë vota, se sa njerëz.