Edhe 161.000 euro ndihmë nga Japonia, Sali: Deri tani gjithsej tre milionë euro ndihmë japoneze përmes granteve të vogla
Japonia i ka dhurur autoriteteve shëndetësore dy aparate mjekësore me vlerë të 161.000 eurove. Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8-të Shtatori”–Shkup sot u mbajt ceremoni me rastin e mbylljes së dy projekteve në kuadër të Programit japonez për projekte të vogla gjegjësisht GGP.
“Së bashku me ambasadorin e Japonisë, z. Hironori Savada, dhe drejtorin e SPQ “8 Shtatori”, z. Hristijan Kostov, sot i rrumbullakuam dy projekte të rëndësishme, që janë financuar përmes programit japonez për projekte të vogla (GGP), në vlerë prej161.000 eurosh. Këtu është instaluar angiografi i ri digjital, me të cilën dyfishohet kapaciteti për procedurat kardiologjike. I rëndësishëm është edhe instalimi i aparatit digjital eho në Repartin e Radiologjisë Intervenuese.
Përmes programit japonez për grante të vogla, deri më tani janë financuar mbi 60 projekte në sektorin e shëndetësisë në vlerë totale prej mbi tre milionë eurosh”, deklaroi me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
“Janë dy grante, me dy aparate të sofistikuara dhe precize, njëri është angeograf lëvizës, ndërsa tjetri është sistem vaskular me ultrazë që merr pjesë aktive në mjekimin dhe diagnostikimin e numrit të madh të pacientëve në të gjithë shtetin tonë”, tha mes tjerash Hristijan Kostov, drejtori i SPQ “8 Shtatori”.
Ambasadori japonez, Hironori Savada tha se japonia që nga viti 1996 ka mbështetur Maqedoninë e Veriut vazhdimisht në sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe mjedisit jetësor.
“Mbështetja e deritanishme japoneze në total është 8,5 milionë euro për 171 GGP projekte. Në suaza të iniciativës për Ballkanin Perëndimorë, Japonia është fuqishëm e përkushtuar në mbështetjen e Maqedonisë”, tha ambasadori Savada.