E rrallë në Maqedoni: Ndërmarrja shtetërore kursen 500 mijë euro
Në kohën kur flitet se nuk janë të rralla rastet që ndërmarrjet publike të shpallin tenderë trefish më të shtrenjta se harxhimi real, sot është kurorëzuar një sukses jo i zakonshëm në Maqedoninë pas një angazhimi të plotë gjashtë mujor. Lokomotiva me number 462-002 e cila për më shumë se 5 vite ka qenë jashtë përdorimit, nga sot e njejta do to jetë funksionale.
“Është shumë e rëndësishme të përmendim faktin se për riparimin e kësaj lokomotive kemi kursyer 500,000 euro duke e realizuar riparimin e nevojshëm me kapacitetet tona vetanake që i posedojmë.
Puna dhe vizioni ynë ka qenë ky, që me angazhim maksimal secilin 5-6 muaj të vëm në funksion nga një lokomotivë, që vite e vite kanë qëndruar si jofunksionale.
Vënja në funksionimin e kësaj lokomotive do të rritë të hyrat tona”, njoftoi drejtori i ndërmarrjes, Majan Veseli.